Gjykata e Lartë nuk ka dalë me një vendim sa i takon çështjes së 21 janarit, në dhomën e këshillimit. Kjo çështje do të shqyrtohet në një seancë gjyqësore me praninë e palëve.


Në seancë pritet të vendoset nëse çështja do hetohet në Prokurorinë e Tiranës ku ndodhet momentalisht dosja e Aleks Nikës, apo do të hetohet në SPAK.

Kujtojmë se familjarët e Aleks Nikës një prej katër viktimave të 21 janarit, kanë bërë kërkesë herë pas herë që të jetë prokuroria e Posaçme ajo që do të merret me hetimin e rastit.

Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Kanë kaluar 13 vite që nga protesta e 21 janarit 2011. Në atë protestë humbën jetën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa proteston përballë kryeministrisë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë kryeministër ishte Sali Berisha.