Shkencëtarët korean krijojnë një oriz hibrid nga muskujt e viçit

Një ekip shkencëtarësh nga Koreja e Jugut ka krijuar një oriz hibrid të rritur na laborator me muskuj viçi dhe qeliza yndyrore brenda kokrrave të orizit, duke e quajtur atë mish orizi. Shkencëtarët thonë se ky oriz, i cili ka ngjyrë rozë mund të jetë një alternativë mishi më e lirë, më e sigurt dhe më miqësore për mjedisin, dhe mund të ndryshojë mënyrën si hamë në mes të kësaj krize klimatike. Për ta prodhuar, fillimisht orizi mbulohet me xhelatinë peshku që qelizat e mishit të ngjiten më mirë. Më pas, ata injektojnë muskuj viçi dhe qeliza yndyrore staminale brenda kokrrave të orizit që lihen në një pjatë laboratori. Qelizat e mishit më pas rriten në sipërfaqen e kokrrës së orizit dhe brenda saj. Pas 9-11 ditësh, produkti final është gati. Mishi i orizit është më i strukturuar dhe më i brishtë se sa orizi i zakonshëm që është disi i ngjitshëm dhe i butë. Gjithashtu ai përmban më shumë proteina dhe yndyrna. Shkencëtarët e vendosën në avull për ta analizuar dhe rezultoi se orizi me më shumë qeliza muskulare kishte aromë si mish dhe bajame, ndërsa orizi me më shumë qeliza yndyrore kundërmonte si krem ose vaj kokosi.