Hoxhë Ahmed Kalaja i cili aktualisht është Imam dhe ligjërues Hatib i një prej xhamive më të mëdha të Tiranës, është tepër aktiv në rrjetet sociale, ku i përgjigjet pa ngurrim pyetjeve kurioze të njerëzve të ndryshëm


I pyetur se sa fëmijë duhet të bëjë një çift, imami shprehet se minimalja është gjashtë fëmijë. Sipas tij një çift që martohet në moshë të hershme të lindë katër fëmijë është shumë pak. Hoxha shprehet se numri ideal i fëmijëve brenda një martese është 10 ose 12.

Ahmed Kalaja: Unë do sugjeroja për çiftet myslimane që numri katër, për ata që martohen herët dhe në moshë të herët është pak. Minimalja myslimanët duhet ta kenë gjashtë fëmijë. Pastaj po ngjizën më tepër fëmijë, Zoti ia shpërbleftë, po shkuan tek 12-ta janë kampiona. Deri tek 10-ta është e pranueshme, mirë, por po shkuan mbi 10-ën është shumë mirë. Sepse pejgamberi ka thënë martohuni, shtohuni se unë do jem krenar me ju ditën e kiametit. Ky hymet është hymet vital, i gjallë që sjell jetë. Nuk është si ata që e zhdukin dhe vrasin jetën duke lejuar abortin, duke lejuar martesën brenda një seksi e kështu me radhë. Në islam sa më shumë fëmijë aq më mirë sepse Zoti thotë në Kuran ne do i shkruajmë veprat që bëni juve dhe gjurmët që lini pas vdekjes. Gjurma më e mirë që lë njeri pas vdekjes, është fëmija e tij i udhëzuar në Islam.