Që pula të mos na hajë trutë!

Kjo ështe çeshtja që diskutihet sot në qarqe të ndryshme shqiptare për zgjedhjet e radhës se me opozitën shqiptare vjen ndryshimi.


Tymnaja e ngritur në qiellin e “Severnës” duke zbrazur fishekzjarre propagandistike për gjoja fitoren e opozitës shqiptare LEN nuk ështe gjë tjetër se veç fitore e VMRO-s në zgjedhjet e radhës, ku opozita shqiptare ia atribuon vetes atë fitore që pritet ta korrin komitët e Mickos.
Por, opozitarët e LEN-it këtë fitore të sajuar nuk na e shpjegojnë sesi do vij ky ndryshim me 6/8 deputetë apo shtoni këtu 3/4 deputetë të fraksionistit Taravari që bëjnë 12 deputetë të opozitës, janë të mjaftueshëm për ta rrëzuar SDSM-në dhe DUI nga pushteti pa iu bashkuar VMRO-s, por jo mjaftueshëm t’u shpall juve si fitues të zgjedhjeve.

Si do ta shpallin opozita shqiptare fitoren plebishitare në zgjedhjet e 8 majit, pa u bashkuar me VMRO-në, ku fitorja nuk është e tyre por e komitëve të Mickos?
Si do ta sjellin ndryshimin me shovinistët e VMRO-së në krye të qeverisë trimat e LEN-it?
A është reformuar VMRO-ja si parti ultranacionaliste që kërkonte dhoma gazi për shqiptarët?
A janë të besueshëm komitët se nuk do e kthejnë timonin drejt Moskës?

A do t’i ketë numrat e mjaftueshëm opozita shqiptare dhe “ta detyrojë VMRO-ja të bëj ndryshimin” e shpresuar nga LEN?
Jo, sigurisht sepse me afro 12 deputetë realë që do të fitojë opozita shqiptare nuk mjaftojnë për ta ndalur fushatën diskriminuese të shovinistëve me damkë të VMRO-së kundër shqiptarëve pas 8 majit!

Një gjë është e sigurt se lufta e opozitës shqiptare bëhet për llokmat e pushtetit dhe jo për të sjell ndonjë ndryshim pasi e kaluara juaj ka dëshmuar për servilizmin tuaj ndaj pushtetit atehere kur është dashur të jeni në anen e popullit dhe të shqiptarëve.

Dikush i shqetësuar nga ky fakt mund të pyes po kë doni fitues juve SDSM me DUI-n?Jo, në asnjë mënyrë pozitën e tashme sepse ata kanë të njëjtin qëndrim ndaj çeshtjes shqiptare si opozita, por dëshira e gjithë atdhetarëve shqiptarë ështe të kemi nje subjekt politik që do të sjell revolucion dhe ndryshimin e madh me veprime dhe qëndrime konkrete, se nuk do të pranojë kurrën e kurrës pjesëmarrjen ne qeverinë e koalicionit pa barazinë e plotë të shqiptarëve me sllavët!

Ashtu siç e kam theksuar në shkrimet e mia të mëparshme se ne na duhet nje forcë politike të shqiptarëve për shqiptarët dhe jo “shfrlerka dhe kurvica” të bordelos qeveritare si dekor para ndërkombëtarëve, se gjoja guverna e “Severnës” përbëhet edhe nga pakicat si shembull i bashkëjetesës dhe i bashkëpunimit mes etnive në “drzhavën Severna”, paçka se kushtetuta na trajton si nomadë pa emër dhe si shifra dhe jo si komb. Medai Shaholli