Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Odën ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore dhe realizoi takim me kryetarin e Odës, Mendi Qyra, me anëtarët e Këshillit drejtues, si dhe me përfaqësues të kompanive – anëtare të odës.


“Në kuadër të vizitës, para presidentit Pendarovski, për herë të parë u prezantua Manifesti ekonomik për zhvillim të përshpejtuar, dokument i përpunuar nga organet e odës në bashkëpunim me institucione akademike. Manifesti je pasqyrë të rrejdhave ekonomike të shtetit që nga pavarësimi i tij dhe mundëson të iodentifikohen lëshimet e deritanishme. Ai, njëkohësisht paraqet udhërrëfyes për ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm për rritje dhe zvillim ekonomik, ndërsa i cekë edhe reformat e domosdoshme për institucione më efikase”, informojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Pendarovski e përshëndeti përpunimin e Manifestit ekonomik, duke cekur se është posaçërisht me rëndësi të locohen sferat prioritare në të cialt duhet të kahëzohet fokusi në periudhën në vijim, dhe i mbështeti përpjekjet e odës për nxitje të investimeve të reja, vendeve të reja të punës dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimit të shtetit. Duke cekur se biznesi kërkon parashikueshmëri, siguri dhe qartësi juridike, presidenti Pendarovski theksoi se vendi, edhe në periudhën në vijim, duhet ta mbështesë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në diskutim me përfaqësuesit e kompanive të cilat bëjnë pjesë në odë, u këmbyen mendime edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti afarist duke pasur parasysh ngjarjet aktuale ekonomike dhe politike, si dhe për nevojën për përfshirje më të madhe në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore që drejtpëdrejtë e prekin sektorin e biznesit.