Pas sa kilometrave të kaluara është e vështirë të shitet një veturë?

Tejkalimi i një kufiri të caktuar të kilometrazhit mund të zvogëlojë në mënyrë drastike shanset për të shitur siç keni dëshirë veturën tuaj, shkruan “Autocar”.


Ekspertët paralajmërojnë se sa më shumë që vetura të ketë kilometra të kaluara do të duket më e keqe në mendjet e blerësve dhe do të jetë pothuajse e pamundur të shitet.

Kilometrazhi është faktor që mund të ndikojë në shitjen e veturës. Mundësia për të gjetur një blerës për veturën tuaj varet kryesisht nga implikimet mekanike dhe psikologjike pas kilometrazheve të caktuara.

Shitja para se vetura të arrijë 50 deri në 60 mijë kilometra është përgjithësisht alternativa më e mirë sepse garancitë e përgjithshme të shumë prodhuesve të automjeteve skadojnë rreth këtij standardi.

Një tjetër metrikë e kilometrazhit për t’u marrë parasysh është shitja e veturës përpara se të arrijë midis 90 dhe 110 mijë kilometra.

Veturat që kalojnë 100 mijë kilometra shpesh krijojnë pengesë psikologjike për blerësit, edhe nëse modeli funksionon mirë. Ekspertët thonë se ekziston perceptimi i zakonshëm në mendjet e blerësve se vlera e një veture ulet pas 100 mijë kilometrave të kaluara.