Pa ekip prej verës, Mustafi pranë rikthimit në Serie A

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësin me origjinë shqiptare, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, e kërkon Salernitana.


Skuadra e Pippo Inzaghit renditet në vendin e fundit në Serie A dhe po garon për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit italian.

31-vjeçari qëndron pa skuadër prej verës së kaluar, kur i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.

closevolume_off
Drejtuesit e klubit nga Salerno, që pak ditë më parë firmosën me Jerome Boateng, pritet të zyrtarizojnë edhe Mustafin, përcjell ss.

Futbollist që më parë në Itali ka luajtur me skuadrën e Sampdorias. Qendërmbrojtësin shqiptar e pret një kontratë deri në fundin e sezonit.

Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025 nëse performon mirë dhe Salernitana arrin objektivin mbijetesë.