Mbrëmë (23-shkurt) në orën 03:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën që lidh fshatrat e Negotinë dhe Kalisht të Gostivarit, ishte përhapur zjarr në një veturë “bmv” me targa regjistrimi të Gostivarit, e cila ka qenë në lëvizje të cilën e ka drejtuar 39-vjeçari I.Q nga Negotina. Nuk ka patur asnjë person të lënduar dhe me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të zjarrfikësve të Gostivarit, zjarri plotësisht është lokalizuar. Çështja është duke u pastruar.TS