Ngjitëset me shenjën NMK për targa regjistrimi do të kushtojnë maksimumi 50 denarë

Sipas Marrëveshjes së Prespës, pas datës 12 shkurt, automjetet me targa MK do të duhet të kenë ngjitëse me shenjën NMK, njofton Klan M.


Bëhet fjalë për një kosto simbolike, gjegjësisht siç njoftoi MPB-ja, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë.

Çmimi i afisheve është publikuar më 3 janar në faqen Zyrtare dhe me gjasë do të shiten në stacionet e kontrollit të automjeteve. Dorëzimi i afisheve bëhet sipas kontratës me operatorin ekonomik të përzgjedhur në tender, shton MPB