Në Tetovë është mbajtur një ligjëratë kushtuar kanceret të gjirit e organizuar nga nxënësja e shkollës së mesme të mjekësisë Anita Pajaziti që për qëllim kishte sensibilizimin e grave për rreziqet që vine nga kjo sëmundje që është e përhapur në vendin tone.
“Ky projekt për mua do thotë edhe një arritje tjetër në karrierën time jo vetëm si shkrimtare, apo moderator por edhe duke u ngritur edhe vetë profesionalisht si person në çdo fushe apo veprimtari të kësaj dege. Në këtë projekt kam punuar për muaj të tërë që ka qenë një iniciativë të cilën e kam prej një kohe të gjatë por erdhi momenti i duhur edhe koha e duhur që shfaq sot këtë projekt. Normalisht që kam pasur mbështetje edhe nga specialist të kësaj dege, të cilët më përkrahen dhe u bënë bashkëpunëtor të këtij projekti”, deklaroi Anita Pajaziti
Në këtëaktivitet të organizuar nga Anita Pajaziti ligjerat mbajti edhe Dr. Argjend Imeri, radiologist.