Ndalohet një 26-vjeçar nga Kumanova, kërkohej me urdhër qendror

MPB njofton se ka ndaluar një 26-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me burg.


“Me datë 19.02.2024 në ora 20:00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.A.(26) nga Kumanova.

Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e gjashtë muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë”.S.A. u dërgua në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit me burg”, thonë nga MPB.