Dje (20-shkurt) në ora 13:50, zyrtarë policorë të SPB Tetovë- Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar, kanë ndaluar 35-vjeçarin T.N. nga Gostivari, i cili paraprakisht kishte prishur rendit dhe qetësisë publike dhe kishte treguar sjellje agresive ndaj babait të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatëse në bazë të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.TS