Multimiliarderi Elon Musk pretendon se do të ndalojë përdorimin e numrit të celularit dhe ky vendim duket se është përpjekja për të promovuar opsionin e ri në rrjetin social X (ish Twitter).

Megjithatë, ky opsion duhet të jetë i disponueshëm vetëm për ata që paguajnë për versionin premium të këtij rrjeti social. Bëhet fjalë për faktin se përdoruesit e versionit premium do të mund të bëjnë thirrje audio/video.

“Për disa muaj nuk do ta shfrytëzojë numrin tim të telefonit dhe do të përdor X vetëm për telefonata me tekst dhe audio/video”, ka pohuar Musk.

Platforma X filloi zyrtarisht të prezantojë aftësitë e thirrjeve audio dhe video vitin e kaluar. Ndërsa të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social mund të marrin telefonata, ata që janë të abonuar mund të bëjnë telefonata. Thirrjet nuk janë të koduara, ndryshe nga telefonatat në shërbime të tjera të ngjashme si WhatsApp ose Apple FaceTime.

X ofron një veçori të quajtur “privatësia e zgjeruar e thirrjeve”, për të cilën ata pretendojnë se ndihmon në mbrojtjen e privatësisë. Por, kjo do të thotë se vetëm adresat IP të telefonuesve janë të fshehura nga njëri-tjetri dhe se opsioni i përmendur duhet të jetë gjithmonë i ndezur. Nuk dihet se sa të njohura janë thirrjet audio dhe video në X.

Pasi u vunë në dispozicion vitin e kaluar, Musk u përpoq vazhdimisht t’i promovonte ato. Ai tha se aftësia për të bërë këto thirrje është pjesë e planit të tij për ta kthyer rrjetin social në një “aplikacion për të gjithë”.