Pas barazimit me Bolognan javën e kaluar, Milani u rikthye sonte te fitorja në Serie A.


Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi në udhëtim ndaj Frosinones, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të.

Përballja e luajtur në stadiumin “Benito Stirpe” prodhoi pesë gola, teksa fitores iu gëzuan “Kuqezinjtë” me rezultatin 2:3.

Olivier Giroud (17′), Matteo Gabbia (72′) dhe Luka Jovic (81′) realizuan golat e fitores për “Rossonerët”.

Për Frosinonen shënuan Matias Soule (24′) dhe Luca Mazzitelli (65′). Te vendasit nga minuta e 85-të u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar, Arijon Ibrahimovic.

Milani pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe renditet i treti në tabelë.

Frosinone ndodhet në pozitën e 14-të me 23 pikë të grumbulluara.