Vendosmëri për thellim të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, reforma të parimeve demokratike, rritje dhe zhvillim të shteteve anëtare së bashku me vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor, si dhe realizim të zgjerimit të Bashkimit Evropian, janë vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që i obligojnë Maqedoninë e Veriut dhe Belgkikën, vlerësuan në tkaimin e sotëm në bruksel zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrja belge e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së jashtme, Haxha Labib.


Misioni ynë është i kahëzuar drejt angazhimin proaktiv të Maqedonisë së Veriut për përmbushje të qëllimit për anëtarësim të barabartë në BE”, tha Mariçiq.

Në bisedë me Lahbib, vendi i së cilës është kryesuese aktuale me BE-në, Mariçiq theksoi se qëllimi ynë është të shkojmë një hap më afër Unionit me mbështetje të kryesimit belg.

Krahas mbështetjes së fuqishme nga kryesimi belg, zëvendëskryeministri Mariçiq e theksoi edhe vendosmërinë dhe përkushtimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për zhvillim dhe realizim të suksesshëm të integrimit evropian.

Në takim njëherit u bë fjalë edhe për gjetjen e mënyrave për bashkëpunim të përforcuar mes Maqedonisë së veriut dhe Belgjikës, qëllimi i të cilit është përforcimi i stabilitetit rajonal, prosperitetit ekonomik dhe këmbimit kulturor në kornizën evropiane.

Labib, nga ana e saj, e lavdëroi përparimin e vendit në harmonizimin me vlerat dhe standardet evropiane, duke e shprehur mbështetjen e fuqishme të Belgjikës për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë u cek edhe rëndësia e solidaritetit dhe partneritetit në zgjidhje të sfidave dhe mundësive në rrugën evropiane.

Zëvendëskryeministri Mariçiq njëherit shfaqi falënderim, duke e cekur rëndësinë e periudhës së kryesimit belg, kur do të zhvillohen proceset kype në BE të rëndësishme për ne dhe për rajonin.

Përveç me Labib, Mariçiq paradite u takua edhe me zëvendësin e drejtoreshës së përgjithshme për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin evropian për politikë të jashtme (EEAS), Marko Makovec, ndërsa pasdite do të ketë takime edhe me udhëheqësin e Drejtorisë së prëgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (GD NEAR), Gert Jan Kopman dhe me këshilltarin diplomatik të kryetarit të Këshillit të BE-së, Sharl Mishel për politikë të jashtme, Simon Mordju.