Lirohet pas 8 muajsh pëllumbi i akuzuar për … spiunazh!

Policia indiane e ka lëshuar në natyrë pëllumbin pas 8 muajsh pasi e ndaloi sepse dyshonte se Kina po e përdorte atë si spiun.


Sipas lajmit të “Press Trust of India”, pëllumbi i gjetur në maj të vitit 2023 dhe për të cilën dyshohej se përdorej si spiun nga Kina, është një shpend garash që ka ardhur në Indi nga Tajvani.

Pëllumbi ka tërhequr vëmendjen e policisë për arsye se në këmbët e tij kishte “shkrime të ngjashme me gjuhën kineze” dhe ai u dërgua në Spitalin Veterinar Bai Sakarbai Dinshaw në Mumbai.

Shpendi ka qenë nën vëzhgim që 8 muaj, ndërsa është liruar në natyrë nga veterinarët në Mumbai.