Lëvizja Populli mbajti Kuvendin Themelues të Forumit të Gruas, Rexhepi: Po vijon strukturimi partiak…

Lëvizja Populli ka mbajtur Kuvendin Themelues të Forumit të Gruas, me ç’rast në krye të këtij forumi është zgjedhur Merjeme Ramadani – Shabani.


Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Rexhepi ka paralajmëruar dhe strukturimin partiak të mëtejshëm dhe më themelimin e Forumit Rinor.

Njoftimi i plotë:

FORUMI I GRUAS – LËVIZJA POPULLI
Sonte në një ambient të përkryer, u realizua Kuvendi Themelues i Forumit të Gruas pranë Lëvizjes POPULLI.
Kryetares së sapozgjedhur, Merjeme Ramadani – Shabani, i uroj suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.
Nga sonte edhe zyrtarisht zëri i gruas do të dëgjohet fuqishëm, dhe për këtë garancë janë Merjemja dhe Leutrimja, të cilat elaboruan rëndësinë e kyçjes së femrës në politik si dhe angazhimin më të madh nëpër institucione të ndryshme shoqërore.
Bashkë me to, betejën për mirëqenien e shoqërisë do ta zhvillojnë edhe anëtaret e Kuvendit Qendror të Lëvizjes POPULLI, siç janë Hatixheja, Fatimeja, Arjeta, Mirjeta, Halidja, Merve dhe Merjeme Islami.
Rrugëtimi ynë poiltik vazhdon drejt strukturimit partiak si dhe themelimit të Forumit Rinor të Lëvizjes POPULLI.
Drejt ardhmërisë së ndritshme…