Leverkuseni i pandalshëm, mposht Stuttgartin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkuseni po vazhdon me formën e jashtëzakonshme këtë sezon, duke mos njohur humbje në asnjë garë.


Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso sonte siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi eliminoi Stuttgartin në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “Bay Arena” përfundoi me rezultatin 3:2.

Rober Andrich (50’), Amine Adli (66’) dhe Jonathan Tah (90’) shënuan golat e fitores për Leverkusenin.

Si zakonisht, Granit Xhaka edhe sonte ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen.

Për skuadrën mysafire golat u shënuan nga Waldemar Anton (11’) dhe Chris Fuhrich (58’).

Bayer Leverkuseni kundërshtarin për në gjysmëfinale do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. .