Ky është personi që u arrestua sot në Ferizaj, Norvegjia e kërkonte bashkë me vëllain e tij për një vrasje

FAST Kosova me mbështetje të Njësisë Speciale Operative ditën e sotme ka arrestuar 35-vjeçarin, Visar Avdylin i cili në vitin 2021 kishte vrarë një 20-vjeçar.


Përveç Visarit, autoritetet norvegjeze patën shpallur në kërkim edhe vëllain e tij, Valon Avdyli, për vrasjen në Mortensrud në Oslo më 7 tetor.

Atë kohë, autoritetet norvegjeze publikuan edhe pamjet e tyre, ku dy ditë pas ngjarjes tragjike dy vëllezërit ishin nisur drejt Prishtinës, më 9 tetor.

Vëllezërit Avdyli akuzohen për vrasje dhe bashkëpunim në vrasje pasi 20-vjeçari Hamse Hashi Adan u qëllua dhe u vra jashtë shkollës Lofsrud më 7 tetor të 2021.

Mediat norvegjeze patën bërë të ditur se Valon Avdyli kishte qenë i dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.