Kurse falas online për kandidatët e provimit të bursave të ShMP “Jahja Kemal”

Kurse falas online për kandidatët e provimit të bursave të ShMP “Jahja Kemal”,
ShMP “Jahja Kemal”, në shkollat e saj private në të gjithë vendin, ofron kurse online falas në matematikë dhe logjikë për nxënësit që duan të marrin provimin e bursave. Provimi i bursave do të mbahet më 7 prill 2024 dhe kurset online janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të përgatiten për provimin.
Kurset online janë të hapura për të gjithë të interesuarit që duan të mësojnë në shkollat tona. Përveç kurseve online, ShMP “Jahja Kemal” ofron mundësi të tjera për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të marrin bursa. Këtu përfshihet provimi i bursave për matematikë-fizikë në të gjitha shkollat e saj që do të mbahet më 18 shkurt 2024 dhe provimi për bursë të gjuhës angleze në njësinë arsimore Tetovë – Bogovin, që do të mbahet më 16 mars 2024. Këto provime janë të hapura për të gjithë nxënësit që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë dhe mund të demonstrojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në lëndët përkatëse. Provimet do të zhvillohen në gjuhën amtare të nxënësve.
Për më shumë informacion, mund të kontrolloni faqen e internetit të shkollës ykc.edu.mk