Kupa e Mbretit: Bilbao e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit

Athletic Bilbao e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.


Baskët e mposhtën në udhëtim Atletico Madridin me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 25-të.

Ishte Berenguer i cili u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit.

Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gola dhe Athletic Bilbao iu gëzua fitores.

Mbetet ende gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit, por Athletic Bilbao përveç një golit epërsi do ta ketë edhe përparësinë e terrenit vendas.

Kujtojmë se nga Kupa e Mbretit për këtë edicion janë eliminuar Real Madridi dhe Barcelona.