Kumanovë, 30-vjeçari tentoi vjedhjen e veturës “Zastava” nga një i moshuari

Një 30-vjeçar nga Kumanova dyshohet për tentim për vjedhje të një veture “Zastava”. Vetura ishte në pronësi të një 76-vjeçari, gjithashtu nga Kumanova.


“Me datë 02.02.2024 në ora 20:20, në Kumanovë, efektivët e policisë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.K.(30) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka tentuar të marrë veturën e udhëtarëve “Zastava” me targa të Kumanovës në pronësi të M.J.(76) nga Kumanova. Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.