Kryeministri shqiptar, Grubi: Dikur ishte e paimagjinueshme, sot për ne si komb është realitet

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një statusi në rrjetet sociale ka falënderuar mbështetësit e Bashkimit Demokratik për Integim në Kumanovë për mikëpritjen e ngrohtë që ata i bënë sonte, kreut të integristëve Ali Ahmeti, të cilin e shoqëronte nënkryetari Arbër Ademi, kryetari i degës së Kumanovës, zëvendëskryeministri Artan Grubi po edhe kryeministri shqiptar, Talat Xhaferi, njofton indeks.mk


Në shkrimin e tij, Grubi ka shkruar se katër vite më parë, kur si subjekt politik dolëm me kauzën e Kryeministrit të parë shqiptar rrallë kush besonte në realizimin e këtij synimi, por ja që erdhi dita sot me Qeverinë e vendit tonë të udhëheq Talat Xhaferi.

Sipas Grubit, askush nuk mund të minimizojë peshën dhe rëndësinë e kësaj të arriture.

Statusi i plotë:

Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë bashkëqytetarëve tanë në Kumanovë!
Katër vite më parë, kur si subjekt politik dolëm me kauzën e Kryeministrit të parë shqiptar rrallë kush besonte në realizimin e këtij synimi, por ja që erdhi dita sot me Qeverinë e vendit tonë të udhëheq Talat Xhaferi.
Askush nuk mund të minimizojë peshën dhe rëndësinë e kësaj të arriture, të kota janë propagandat e përditshme, Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin ka bërë revolucionin kombëtar, faktorizimin e plotë të shqiptarëve në vendlindjen e tyre.
Ajo që dikur ishte e paimagjinueshme, sot për ne si komb në Maqedoninë e Veriut është realitet, e drejtë e arritur me punë e djersë.
Rruga drejt Europës është destinacioni ynë i rradhës, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe bashkë le të vazhdojmë deri në hapjen e plotë të dyerve të Europës!