Ish ministrja Radmilla Shekerinska do të jetë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, nga radhët e LSDM-së. Kështu së paku i ka thënë lideri i socialdemokratëve, Dimitar Kovaçevski liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.


Këtë e bëri të ditur Mickoski në ClickPlus në TV21.

“Informacioni i fundit që e kam se në një vend, para disa ditësh ka thënë se Radmilla Shekerinska do të jetë kandidat për president. Duke e pasur parasysh se Shekerinska si lider i LSDM-së, deri më tani ka rezultatin më të dobët zgjedhor që ka pasur ndonjëherë LSDM-ja, i cili sipas meje do të dëshirohet nga LSDM-ja, pasi ata do të shkojnë edhe më poshtë”, tha Mickoski.

Intervistën e plotë me Mickoskin mund ta ndiqni me fillim prej orës 21:30, në TV21.