Siç duket, krizat martesore mes çiftit të njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë shfaqur.


Kjo pasi prezantuesja, Kiara Tito ka larguar nga lista e ndjekësve në Instagram këngëtarin shkodran, Luiz Ejllin.

Madje kjo nuk ka mjaftuar. Ajo ka larguar edhe disa fotografi të përbashkëta me Luizin nga profili i saj.

Nuk dihen ende arsyet e këtyre veprimeve të Kiarës, apo ndoshta i bënë vetëm për vëmendje.

Një gjest i tillë, nuk është vepruar nga ana e Luizit.

Kujtojmë se çifti shumë i dashur për publikun janë në pritje të fëmiut të tyre të parë, që është vajzë.

Kiara dhe Luizi janë njohur gjatë edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.