Data 7 shkurt e vitit 2020 shënoi vdekjen e këngëtares nga Kosova Nexhmie Pagarushës. Ajo u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.


Sot janë bërë 4 vite që nga dita e vdekjes së ‘Bilbilit të Kosovës’.

Muzika ku ajo identifikohej më shumë ishte ajo e lehtë, popullore qytetare dhe popullore kosovare.

Kur flitej për të, përdoreshin shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor.