Haradinaj: Kosova është e rreshtuar krah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte i ftuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar “20DaysinMariupol”.


Haradinaj tha se populli i Kosovës e përjetoi të njëjtin agresion, ndërsa Kosova është e rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse.

“20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol, të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov, janë pjesë e një maratone 20 ditëshe të një populli të pafajshëm për t’i shpëtuar vdekjes, të zënë befas nga një luftë e papritur, si dhe e pakuptimtë”.

“Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse”, shkroi Haradinaj