Dje (21-shkurt) në orën 13:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar, një motoçikletë “piaxho” me targa regjistrimi të Strugës e drejtuar nga 39-vjeçari A.M. nga Gostivari, ka goditur këmbësorin A.D. 39-vjeçar nga Srmnova e Gostivarit. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të brendshme-Gostivar.TS