Punonjësit e financës nuk do të marrin pagë 30% më të lartë. Gjykata Kushtetuese mori një vendim përfundimtar, shfuqizues, me të cilin pagat e punonjësve kthehen në nivelin e vitit 2022. Sipas kryetares së Kushetueses, Kacarska, me këtë vendim punëtorët mund të mos marrin kompensim pagash në shumën prej 30 për qind të pagës së përcaktuar, por as paratë e marra me këtë rritje nuk do t’i kthejnë.


“Është marrë një vendim përfundimtar, me të cilin është shfuqizuar dispozita e kontestuar e ligjit. Është vendim për anulim dhe jo anulim, që do të thotë se në të ardhmen punëtorët nuk do ta marrin atë shtesë në pagë, siç thuhet në ligj, dhe nuk do t’i kthejnë paratë që kanë marrë më parë”, theksoi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Rritja e vëllimit të punës dhe pagat e ulëta në ministri ishin arsyeja e largimit masiv të personelit. Prandaj, në pajtim me Ligjin për Buxhetin, në fillim të vitit të kaluar punëtorët kanë pasur rritje të pagave prej 30%. Për rritjen është dorëzuar një iniciativë në Kushtetuese, nga ku kanë marrë një vendim të përkohshëm në dhjetor, i cili ka ndaluar pagesën e rritjes. Sot Kacarska konfirmoi se kanë marrë një vendim përfundimtar, me të cilin nuk anulohen shtesat në paga.