Ish drejtori i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport njëherit edhe këshilltarë i Lëvizjes Besa, Rafiz Medija ka lëshuar një porosi nëpërmes rrjetit social “Facebook” për kryesinë e Komunës së Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami.


Ai ka shpërndarë një foto me mbishkrimin “Mos i mbytni luanët tuaj që të ju hanë pastaj qentë e armiqëve tuaj”.

Ky mesazh i Medijas vjen pas vendimit të marrë nga Kasami për të shkarkuar atë. Në fotografi s’bashku me Medijën shihet edhe ish udhëheqësi i inspektoratit komunal në Tetovë.