Nje ngjarje konfliktuale ka ndodhur ditën e mërkurë në shkollën 9-vjeçare Qamil Guranjaku të qytetit të Elbasanit ku një prind ka qëlluar me grusht rojen e kesaj shkolle 70 vjeç.


Prindërit shprehen të shqetësuar për faktin se në shkollë besojnë sigurinë e fëmijeve të tyre dhe ngjarje të tilla janë të papranueshme, për më tepër ku në momentin e ngjarjes ka pasur fëmijë të pranishëm.

 

Në anën tjetër ata shprehen se duhet të meren masa sa më shpejt për të parandaluar përseritjen e këtyre situatave. Për këtë pasditen e sotme do të zhvillohet një mbledhje urgjente me prindërit.

Shkaku i zënkës mendohet të jetë moslejimi i bashkëshortes së autorit në ambjentet e brendeshme të shkollës.