Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e kulmit të një shtëpie në afërsi të hotelit “VIP” në Shkup, respektivisht përballë qendrës tregtare “Easst Gate Mall”. Për momentin në vendin e ngjarjes po intervenojnë ekipet e zjarrfikësve, me dy automjete për shuarjen e zjarrit.