Chelsea fiton me përmbysje ndaj Crystal Palace

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë pas dy humbjeve radhazi.


Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sonte në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t.

Përballja në “Selhurst Park” përfundoi me rezultatin 1:3, me Chelsean që pikët e plota i fitoi me përmbysje.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Jefferson Lerma (30’).

Por, “Blutë” përmbysen gjithçka në vazhdim me Conor Gallagher (47’, 90+1’) dhe Enzo Fernandez (90+4’), që realizuan golat e fitores.

Chelsea pas këtij triumfi ka 34 pikë dhe ngjitet në pozitën e dhjetë.

Crystal Palace mbetet në pozitën e 15-të me 24 pikë të grumbulluara.