Çfarë thotë Arbana Osmani për ndërhyrjet estetike

Arbana Osmani ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë, që siç duket qartësisht janë të pakta.


Moderatorja ka postuar në Instagram disa foto dhe ka treguar se për herë të parë ka bërë botox në fytyrë dy vite me parë, pak para fillimit të “Big Brother VIP”.

“Botox-in e kam bërë për herë të parë para dy vitesh, përpara fillimit të ‘Big Brother’, vetëm tek zona e ballit. Kisha tmerr, frikë normal, por që më pëlqeu rezultati dhe e ripërsërita pas 6 muajsh,” – tregoi ajo.

Arbana ndau më tej se për herë të fundit botox ka bërë vitin e kaluar, para dasmës së saj, tek zona e ballit dhe pak poshtë syve.