Një burrë u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese.


Rasti ka ndodhur në rrugën Kamenicë Gjilan.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka siguruar detaje të reja.

Klankosova.tv mëson nga burimet se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

Bëhet e ditur se tashmë i ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga fillimi i janarit.