Me datë 27.02.2024 në ora 21:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për trafikim pa leje me drogë dhe armë në SPB- Tetovë dhe nga Stacioni Policor- Tetovë, kanë privuar nga liria personin H.I. (49) nga Tetova. Gjatë bastisjes të kryer në banesën e tij, me vendim gjykate, janë gjetë dhe konfiskuar heroinë, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje heroine.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS