Arrestohet shqiptari në Greqi, u mundua ta dhunojë me forcë një grua

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një hajdut shqiptar, ka hyrë në një shtëpi dhe ka tentuar të përdhunojë gruan që banonte aty.


Shqiptari hyri në një shtëpi në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

E reja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cila e ka goditur dhunshëm.

Ai më parë ishte dënuar për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.

Më pas, i riu nga Shqipëria ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.

E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.