Efektivë të policisë nga SPB-Veles kanë privuar nga liria A.E.(34) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandim me emigrantë”.


Personi, siç informoi sot MPB, është privuar nga liria në orën 21:15 në rrugën “Dimko Najdov” në Veles.

“Nëpunësit policorë mbrëmë rreth orës 21:10 në autostradën A1, i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit “Seat” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe pasi është larguar në rrugën rajonale është ndalur në afërsi të udhëkryqit të Karasllarit dhe nga automjeti kanë dalë disa persona. Menjëherë pas marrjes së masave janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria, pas çka është gjetur drejtuesi si dhe automjeti”