Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (27 shkurt) rreth orës 16:40 kanë privuar nga liria 42-vjeçarin B.E. nga Tetova, i cili në ora 13.00 ishte raportuar nga 44-vjeçari S.U.N. nga Tetova, se rreth orës 09:00 në rrugën “105” në Tetovë, për shkak të keqkuptimeve të tyre të mëparshme rreth hapësirës së parkimit e kishte kërcënuar. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.TS