Mbrëmë (21-shkurt), gjysmë ore pas mesnate, në Zherovjan të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Gj.G.(39) nga një fshat i Tetovës, i cili dhjetë minuta më parë ishte denoncuar nga babai tij 67-vjeçar se në shtëpinë e tyre familjare rreth orës 20:00 është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka sulmuar fizikisht.  Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse.TS