Arrestohet i riu për marihuanë në Tetovë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-shkurt) rreth orës 21:30, në rrugën “107” në Bllokun 82 në Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin R.A. nga Rakoveci i Tetovës për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS