Mbrëmë (13-shkurt) rreth orës 21:30, në Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 36-vjeçarin S.A. nga Debreshi i Gostivarit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në INKP burgu i Tetovës, për veprën penale “mashtrim në marrjen e kredisë ose përfitimeve të tjera. Menjëherë pas arestimit, ai është dorëzuar në këtë institucion për të vuajtur dënimin.