Dje (27-shkurt) në orën 16:45, në rrugën “29-nëntori” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat H.M.(27), H.M.(29) dhe T.E.(30) nga rrethina e Shkupit, të cilët më parë ishin raportuar nga 52-vjeçar H.I. se në lokalin e tij në Gostivar ata e kishin kërcënuar atë dhe se njëri prej tyre e kishte sulmuar fizikisht, për shkak të marrëdhënieve të papastruara të borxhit të besuar 48-vjeçarin B.S. nga Gostivari. Personat e raportuar janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS