Efektivët e policisë të Sektorit të punëve të brendshme-Tetovë, dje (22-shkurt) rreth orës 21:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria O.J. (24) dhe N.S. (22) nga Treboshi i Tetovës dhe një të mitur nga Sllatina e Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën “golf” me targë regjistrimi të Tetovës dhe tjetrën targë të Shkupit, në të cilën ata u transportuan, është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Të tre janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS