Lideri i Bashkimit Demokratik për Integri, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat për PRESIDENT i Maqedonisë së Veriut. Kështu flitet në disa media dhe koloarët e BDI-së, por ende ky lajm nuk është konfirmuar nga BDI. Nuk dihet nëse këtë garë do të pranoj Ali Ahmeti, por siç mësohet është i vetmi emër që mund të grumbullojë vota për të garuar edhe në rrethin e dytë.


Nga ana tjetër LEN sot zyrtarisht shpalosi emrin e Arben Taravarit si kandidat për President që do të garoj në zgjedhjet e Majit.

Nga partitë maqedonase deri tani nuk ka asnjë emër për president as nga LSDM e as nga VMRO./TS/