Ademi: Kryeministri shqiptar u tha, u bë! Ali Ahmeti mbetet udhërrëfyes për të tashmen dhe të ardhmen tonë kombëtare…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi kanë takuar sonte qytetarët e Kumanovës, me ç’rast kanë bashkëbiseduar për të gjitha sukseset dhe punët e realizuara nga platforma politike e BDI-së, madje dhe premtimin e kryeministrit shqiptar.


Deputeti Arbër Ademi në fjalimin e tij tha se më kryeministrin shqipar u thye tabuja që pozitat kyçe shtetërore nuk ju takojnë shqiptarëve.

“Është ditë historike, ndaj duhet të përmendim etërit e kësaj zone që vendosën bazën e BDI-së në Kumanovë. Sot Ali Ahmeti ka shënuar histori, sepse në vitin 2009 përmendi institucionet që deri në atë kohë ishin të rezervuara vetëm për maqedonasit por jo edhe për etnitetet tjera, por gjërat ndryshuan, sot ato institucione drejtohën nga bijtë e bijat shqiptare. Frikë nga barazia askush nuk duhet të ketë, njejtë si z.Xhaferi që me meritë dhe sukses ka menaxhuar pozitat udhëheqëse në krye të shtetit, edhe si ministër edhe si kryetar kuvendi e jo më kot edhe kolegët nga etnitete tjera e vleresojnë si kryetari më i sukseshëm, ndaj Ali Ahmeti është farkëtar i të ardhmes tonë kombëtare. Na priftë e mbara”, tha Ademi.