Arrestohet për kokainë dhe marihuanë 47 vjeçari nga Sellarca e Epërme

Mbrëmë (19-shkurt) rreth orës 22:50, në rrugën lokale për në kamnjan të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 47-vjeçarin F.I. nga Sellarca e Epërme e Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës “folksfagen polo” me targa regjistrimi të Tetovës, të cilën e drejtonte, është gjet dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhje të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS