Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin.


Veliaj shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se ky vendim hap një epokë të rë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut por për tërë Ballkanin dhe Europën.

Urimi i plotë:

Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët!

Urime mikut tim Talat Xhaferri, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët!
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë!
Urime!