VMRO-ja e Georgievskit me fushatë: Dëgjoni muzikë maqedone, mbro identitetin maqedonas!

Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, bilborde të partisë politike VMRO-Partia Popullore u shfaqën në disa lokacione rreth Shkupit.


Por në billborde nuk ka asnjë ofertë politike, një lloj slogani të ri, por ka thirrje për të dëgjuar muzikë maqedonase.

“Dëgjo muzikë maqedonase! Mbroni identitetin maqedonas!”, është mesazhi në billbordet e VMRO-Popullore, themelues dhe president nderi i së cilës është ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, shkruan INA, përcjell Flaka Media.