Skuadra e basketbollit nga Ohri ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër ekipit Kozhuf, duke nisur kështu vitin e ri me një triumf të rëndësishëm për kreun e tabelës informon Tetovasot.E gjitha kjo ka patur një protagonist kryesorë dhe ai është supertalenti Taulant Ibraimi i shpallur si lojtari i ndeshjes.Skuadra nga Ohri shënuan një fitore 74-72 në një përballje dramatike ku fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit .Gjatë ndeshjes diferencën më të madhe ata kishin prej tetë pikësh , por më pas Kozhuf i është kundërpërgjigjur duke zbutur rezultatin në vetëm dy pikë dhe duke e bërë këtë sfidë shumë interesante .
Ajo që vlen të theksohet është fakti se në sfidën Ohri-Kozhuf Taulant Ibraimi u shpall lojtari i ndeshjes duke shënuar 13 pikë dhe pesë asistime.


Taulanti ka një karierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lituani,ndonëse vetëm 20 vjeç dhe është e ardhmja e këtij sporti .Tetovasot